BallinaBotaIsh-kancelari i Austrisë largohet zyrtarisht nga Parlamenti, nuk pranon të marrë 75...

Ish-kancelari i Austrisë largohet zyrtarisht nga Parlamenti, nuk pranon të marrë 75 mijë euro që i takojnë sipas ligjit

Ish-kreu i Partisë Popullore të Austrisë (OVP), Sebastian Kurz ka dorëzuar zyrtarisht mandatin e deputetit.

Kurz përmes rrjeteve sociale ka falënderuar ndjekësit për urimet e shumta pozitive, veçanërisht për lindjen e një djali, “Po shijojmë kohën me Kostandinin tonë”, shkruan ai.

Austriaku tha për të përditshmen vjenezë, “Kronen Zeitung” se po heq dorë nga e drejta për të ardhurat që i takojnë sipas ligjit.

Ai ka të drejtë të merr 75 për qind të pagës që është më e lartë se 15 mijë euro bruto në muaj, aq sa merrte si kreu i grupit parlamentar. Kjo do të thotë se për gjashtë muaj, me bonusin e Krishtlindjeve, ai mund të merrte më shumë se 75 mijë euro nga shteti.

Ish-kancelari tha se tani dëshiron “vetëm ta shikojë fëmijën për orë të tëra” dhe se planifikon të hyjë në sektorin privat në fillim të vitit të ardhshëm.

Kurz dha dorëheqje nga posti i kancelarit të Austrisë pas akuzave për korrupsion dhe nisjes së hetimeve ndaj tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular