BallinaKryesore“PD dhe unë jemi të përgatitur për gjithçka”/ Basha flet për 11...

“PD dhe unë jemi të përgatitur për gjithçka”/ Basha flet për 11 dhjetorin: Nuk do të ndodhë asgjë. S’tërhiqem nga beteja

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha po përdor PD për të luftuar kundër SHBA.

Sipas Bashës në Kuvendin e 11 dhjetorit nuk do të ndodh asgjë, pasi Kuvendi i vërtet sipas tij, është me 18 dhjetor.

Kreu i demokratëve tha se PD dhe ai është i përgatitur për gjithçka dhe se nuk do të tërhiqet nga asnjë vendim që kam marrë duke drejtuar selinë blu.

“Basha nuk është njeri konfliktual, por i arsyes. Nuk ka konflikt, ka luftë të një njeriu që do ti mbivendoset çdo demokrati, dëshirave dhe halleve të demokratëve dhe të tërheqë zvarrë me vargonjtë pas një fati të përcaktuar nga SHBA, ku as PD as unë nuk kemi pasur asnjë mundësi për të ndikuar.

E vemja gjë që kam pasur në dorë është të marr vendime të duhura për demokratët, për PD dhe kam marrë përgjegjësinë e një njeriu që u zgjodh pak muaj më parë.

Asnjë rrethanë nuk ka ndryshuar përveç vendimit tim, për pezullimin e Berishës nga grupi parlamentar. Unë nuk tërhiqem nga beteja për PD. Beteja e Berishës është me SHBA dhe përmes konfliktit që ka nisur do të marrin fund më 18 dhjetor dhe së bashku vijomë betejën tonë kundër regjimit të Ramës, më 11  dhjetor nuk do të ndodh asnjë, nuk do të lejoj asgjë që të cenoj dinjitetit të demokratëve, PD dhe unë jemi të përgatitur për gjithçka”,-tha Basha ne emisionin Opinion.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular