Moti i keq ka sjellë probleme në mjetet e lundrimit në qytetin e Vlorës. Mëngjesin e sotëm, një prej trageteve të linjës Vlorë-Brindisi ka mbërritur në port, por nuk ka mundur të ankorohet.
Korrespondenti i Panorama.al bën të ditur se ende gjatë orëve të pasdites, trageti me 118 pasagjerë qëndron në det të hapur.
Era e fortë dhe stuhia ka bërë të pamundur afrimin e tragetit në kalatat e portit të Vlorës.
Pritet të tentohet pas orës 16:00 por situata mbetet ende e vështirë.