BallinaPolitikeTabaku: Nuk ka vendime statutore të ligjshme më 11 dhjetor, takimi i...

Tabaku: Nuk ka vendime statutore të ligjshme më 11 dhjetor, takimi i Berishës me mbështetës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaron se asnjë vendim që do të merret në 11 dhjetor nuk do të cenojë Partinë Demokratike. Në një intervistë për Euronews Albania, Tabaku e cilëson mbledhjen e demokratëve në 11 dhjetor veç si një takim të mbështetësve të Sali Berishës.

“Më datën 11 dhjetor, nuk ka Kuvend të Partisë Demokratike. Ka një takim me mbështetës të z.Berisha, që askush nuk e mohon, se për shkak të karrierës së tij, ka mbështetës, pasi është politikan i rëndësishëm. Kuvendi i PD bazohet në statutin e PD. PD ka 31 vite që funksionon, nuk ka lindur dje. Është institucion, ka procedura, ka standarde, ka statut”, tha ajo.

Për Tabakun, PD do të vijojë të funksionojë pa asnjë ndryshim në axhendën e saj edhe pas 11 dhjetorit.

“Nuk ka vendime statuore të ligjshme në datën 11 dhjetor. Partia do të vazhdojë të funksionojë në bazë të institucioneve të zgjedhura dhe do vazhdojë të funksionojë ashtu siç ka bërë edhe kur ka qenë kryetar zoti Berisha”, u shpreh ajo.

Nënkryetarja e PD ka një përgjigje edhe për deklaratat, se Kuvendi i 11 dhjetorit do të nisë të stadiumi dhe do të përmbyllet te selia e partisë.

“Unë nuk e besoj se konservatorët, apo të djathtët të përdorin metoda guerile. Edhe në vitin 1992, ne e rrëzuam regjimin me votë, jo me dhunë”, tha Tabaku.

Me gjithë përplasjen e fortë që ka prodhuar foltorja e Sali Berishës, Tabaku evidenton një element pozitiv që ajo nxjerrë në pah.

“Nëse ka diçka të mirë në këtë proces që po ndodh, është se çdo kush po thotë mendimin e tij. Unë nuk e pranoj gjuhën e sulmit dhe të linçimit, debatin pa argumente, fyerjet, por mendimin ndryshe për mënyrën se si të përmirësohet partia, pa diskutim që nuk ka asgjë të keqe”, tha ajo.

Nënkryetarja demokrate tha se parregullsitë e procesit të rindërtimit shumë shpejt do të çohen në Gjykatën Kushtetuese.

“Ju bëj me dije se gjatë javës në vijim ne do të dorëzojmë padi konkrete në Gjykatën Kushtetuese për sa i përket procesit të rindërtimit dhe lidhur kjo me ditën e zgjedhjeve”, përfundoi Tabaku./euronews

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular