BallinaKryesoreZëri i Amerikës: Takimi i Escobar mbështetje e hapur për Bashën: Pres...

Zëri i Amerikës: Takimi i Escobar mbështetje e hapur për Bashën: Pres të shihemi në Uashington

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar shkeli sot në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratkike, Lulzim Basha, në një moment kritik për këtë parti dhe vetë zotin Basha.

Vendimi i muajit maj i Departamentit amerikan të Shtetit, për t’i ndaluar hyrjen në SHBA, ish kryeministrit Sali Berisha e familjes së tij, duke e futur atë në listën e zyrtarëve “të përfshirë në korrupsion në nivel të lartë”, ishte një goditje e rëndë për forcën kryesore të opozitës. Ndërsa vendimi që pasoi në shtator, nga zoti Basha, për ta lënë ish kreun e partisë jashtë grupit parlamentar, nxiti një lëvizje të ashpër ndaj tij. Prej atij moment zoti Berisha ju drejtua bazës së partisë në një përpjekje për të rimarrë drejtimin e PD. Pasnesër ai dhe mbështetësit e tij kanë thirrur një Kuvend të demokratëve, i cili megjithatë nuk njihet nga zoti Basha, që po ashtu ka njoftuar mbajtjen e Kuvendit, një javë më pas, më 18 dhjetor

Takimi i sotëm me zyrtarin amerikan ishte parë gjerësisht si një shenjë mbështetje ndaj tij, dhe në fakt zoti Escobar e shprehu hapur një gjë të tillë, kur në përfundim të takimit ai zgjodhi dhe të japë një deklaratë të shkurtër për mediat, përmes së cilave paralajmëroi një vizitë të ardhshme të kreut demokrat në Uashington. “Pres me kënaqësi të vijojmë marrëdhëniet me Partinë Demokratike, e po ashtu të shihemi me zotin Basha në Uashington, sa më shpejt që ai ta ketë të mundur”, u shpreh i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Pas tij, zoti Basha konfirmoi se po planifikonte një vizitë në Shtetet e Bashkuara e po ashtu dhe faktin se gjatë takimit ishte folur dhe për rastin e zotit Berisha. “Padiskutim që çështja e pandëshkueshmërisë sikundër politikat e sanksioneve “non grata”, ishin pjesë e diskutimit”, tha ai në përjigje të një pyetjeje nga gazetarët.

Zoti Escobar po zhvillon dhe një takim me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, ndërsa më vonë do të bisedojë dhe me kryeministrin Edi Rama. Siç edhe njoftonte dy ditë më parë ambasada amerikane në Tiranë, temat e bisedimeve me përfaqësuesit shqiptar do të ishin ndër të tjera “rikonfirmimi i mbështetjes së palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime. Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”.

Nga ana e tij zoti Escobar ndërsa vuri në dukej “përpjekjet tona të forta kundër korrupsionit, përfshirë dhe sanksionet”, nënvizoi se kjo “kërkon një angazhim të vazhdueshëm nga institucionet shqiptare që ta bëjnë atë një realitet

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular