Në ditën e sotme në SPAK është paraqitur zoti Edi Paloka. Gazetarja e Ora News, Keti Banushi na informon se Paloka ka qëndruar rreth 35 minuta në zyrat e SPAK.
Pas daljes nga SPAK ai është pyetur nga gazetarët për arsyen e thirrjes në SPAK. Paloka u shpreh se “priste se mos ishte në lidhje me hetimin e zgjedhjeve, por nuk kishte lidhje me këtë. Sipas tij është një çështje e vjetër.”
Bëhet fjalë për protestat që janë bërë në kohën kur PD mbështeste banorët e Astirit.
Sipas Palokës ishte kjo arsyeja që ishte thirrur nga SPAK.
Salinaji nuk pranoi të jepte një prononcim ditën e djeshme se përse ishte thirrur nga SPAK.