Pas largimit të Ben Blushit nga Top Channel duket se po ndryshon edhe linja editoriale e televizionit me te madh kombëtar në vend. Të paktën në lidhje me Berishën, i cili ka gjetur menjëherë hapësirë në edicionet e lajmeve. Kamerat e munguara të Top Channel në aktivitetet e Foltores, kanë rënë në sy, duke konfirmuar një ndryshim të fortë të qëndrimit injorues.Për sa kohë që Ben Blushi drejtonte këtë ekran Foltorja ishte e ndaluar të bëhej kronikë në Top Channel dhe njëkohësisht të gjitha aktivitetet apo deklaratat e Sali Berishës.
Në tre vjet përplasja mes Sali Berishës dhe Ben Blushit ka qenë shumë e ashpër kur i pari ka akuzuar Blushin për afërsinë me qeverinë ndërsa i dyti ka orientuar disa emisione investigative kundër Berishës ku më i ashpri mbahet mend ai me rastin e shpalljes non-grata me titull ‘Familja Non Grata’.
Pas largimit të Blushit, pasqyrimi i aktiviteteve të Berishës ra menjëherë në sy, ndoshta edhe të ambasadës amerikane që zgjodhi News 24 për intervistën ekskluzive të Escobar. A do të ketë ripozicionim edhe me qeverinë?/ Dosja.al