– Numri i të infektuarve me covid19 ka shënuar rritje gjatë 24 orëve të fundit. Burime zyrtarre bëjnë me dije se 2,859 testime gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 352 qytetarë. Kujtojmë se një ditë më parë u raportuan 222 raste pozitive.
“Rastet janë regjistruar në këto bashki: 152 në Tiranë, 23 në Durrës, 20 be Fier, 14 në Gjirokastër, 12 në Vlorë, 11 në Elbasan, 10 në Kavajë, Kamëz, 7 në Shkodër, Dibër, Lushnje, Sarandë, 6 në Shijak, Tepelenë, Memaliaj, 5 në Mallakastër, Kuçovë, 4 në Vorë, Devoll, Berat, 3 në Tropojë, Krujë, Skrapar, 2 në Vau Dejës, Malësi e Madhe, Mirditë, Rroskovec, Korçë, Pogradec, Dimal, Gramsh, 1 në Kukës, Lezhë, Kurbin, Rrogozhinë, Delvinë, Poliçan, Cërrik.”
MInistria e Shëndetësisë bën me dije, se 2 qytetarë kanë humbur jetën, pasi nuk e kanë fituar dot betejën me virusin vdekjeprurës.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv; dy qytetarë nga Tirana 56- 88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”
Autoritetet shëndetësore raportojnë se janë 5633 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Situata në spitale
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Të shëruar
Janë shëruar 426 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,452 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (10 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 352
Të shëruar në 24 orë 426
Të shtruar në spitale 136
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2,859
Testime totale 1,416,414
Raste pozitive 203,215
Raste të shëruara 194,452
Raste Aktive 5,633
Humbje jete 3,130
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,688
Fier 617
Gjirokastër 556