Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim për mediat u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha e di që është pakicë absolute dhe se ka frikë nga Kuvendi i 18 dhjetorit.
Ndërsa përmendi edhe emrat, Basha tha se kanë kërcënuar dhe u kanë bërë presion demokratëve që të mos marrin pjesë në Këshillin Kombëtar.
“Ku e gjejnë guximin të kërcënojnë. Ku e gjen Agron Kulici ta bëjë këtë. E të tjerë horra e banditë. Ku e gjen guximin Suel Çela? Nëse na ka bërë një nder Berisha është se i ka marrë me vete dhe na ka pastruar nga këta. I kemi të dokumentuara këto. Këta kanë probleme. Çfarë frike kishte dje që i çonte sms , apo që deklaronte që diktatori i Basha detyron të votojnë kundër. Ai e di që është pakicë absolute. Është i vetëm dhe është i vetmi njeri që ka frikë nga 18 dhjetori. Është paguar gjithë ky proces me para të dyshimta. Kur u bë arena e hajnisë në arena e lirisë. Kush i tha arena e hajnisë unë apo Saliu. Sigurisht unë e kam denoncuar. E dini ju sa kushtonte e gjithë ajo regjizure. Ai e di mirë që shumica e demokratëve kanë qëndruar të heshtur. Ne duhet t’i tregojmë shqiptarëve që jemi të gatshëm, të pastruar nga barra e së shkuar, e zyrtarëve të korruptuar. E di se shumica është me PD dhe jo me organizatën e tij anti-amerikane. Hallin e tij me SHBA nuk do ta marrë përsipër PD. Ai nuk di ç’të bëjë. Nuk e ndihmoj më dot dhe t’ju them edhe një gjë tjetër as nuk dua të ndihmojë më dot pas 16 vitesh”, ka thënë Basha.