BallinaKronike“Shqiptarë të përfshirë”/ Sherr mes 100 personave në Zvicër! Mediat e huaja:...

“Shqiptarë të përfshirë”/ Sherr mes 100 personave në Zvicër! Mediat e huaja: Konflikti nisi për një femër

spot_img

Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Laufen në Zvicër pranë një stadioni hekurudhor. Sipas mediave të huaja, në këtë konflikt masiv janë përfshirë afro 100 persona, ku si pasojë janë lënduar disa prej tyre.

Policia vendase, njofton se në këtë sherr janë përfshirë dy banda rivale me njëra tjetrën, Thierstein SO dhe Laufental BL. Deri më tani nuk bëhet i ditur ende shkaku i këtij konflikti.

Por mediat zvicerane shkruajnë se ngjarja ka nisur si fillim mes dy 15-vjeçarëve, një prej tyre nga Shqipëria. Një prej personave të përfshirë, tregon për mediat se fillimisht ishte vetëm një zënkë mes dy të rinjve, për një femër.

“Më pas shqiptari thërriti disa shokë të tij. Erdhi një gërrumbull njerëzish dhe filluan të konfliktoheshin me njëri tjetrin”- tha ai.

Në momentin kur policia shkoi në vendngjarje, personat e përfshirë u shpërndanë, teksa efektivët arritën të arrestojnë vetëm disa prej tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular