BallinaKryesoreTaulanda Jupi: Berisha u fut në selinë e PD me dhunë, shqiptarëve...

Taulanda Jupi: Berisha u fut në selinë e PD me dhunë, shqiptarëve iu kujtuan pamjet e ‘97

spot_img
spot_img

Anëtarja e Kryesisë së PD Taulanta Jupi, është shprehur se ajo që ndodhi sot në selinë e PD ishte një ngjarje e rëndë.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Jupi tha se ish-Kryeministri Sali Berisha së bashku me një grup që sipas saj disa prej tyre nuk i përkisnin PD, u fut  në selinë blu me dhunë dhe me ulërima.

Taulanta Jupi: Ne e vazhduam agjendën ashtu siç e kishim parashikuar, me përjashtim të konferencës së shtypit që na ndërhyri në mes të takimeve dhe mbledhjeve që kishim. Në fillim ishte menduar një mbledhje me disa anëtarë të kryesisë, për t’u kërkuar një mendim se si të kemi një lloj strategjie të re për të afruar anëtarësime të reja. Ajo që ndodhi sot është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë. Të jesh në punën tënde, shtëpinë tënde, në zyrën ku zhvillohen mbledhjet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe të dëgjosh apo të shikosh turma njerëzish, që një pjesë e tyre ndoshta nuk i përkasin PD, të shoqërojnë ish-liderin duke u futur me dhunë dhe me ulërima në selinë e PD. 

Ajo tha se ditën e sotme shqiptarët kujtuan pamjet e viteve 1997, ndërsa shtoi se PD u sfidua në institucionin e saj.

Taulanta Jupi: Shqiptarëve sot iu kujtuan pamjet e ’97. PD është sfiduar në institucionin e saj. Institucioni i Kuvendit Kombëtar është sfiduar me Kuvendin e shëmtuar të datës 11. Kryesia e PD është sfiduar në legjitimitetin e saj. Institucioni i Kryetarit të PD është sfiduar në legjitimitetin e tij.

Ajo komentoi edhe Kuvendin  e 11 dhjetorit, duke thënë se ishte legjitim, teksa shtoi se shumë persona të cilët hodhën firmën nuk ishin delegatë të PD.

Taulanta Jupi: Kuvendi i 11 nuk ishte legjitim, kishte njerëz që nuk I përkisnin PD dhe kanë votuar. Pse nuk u lejuan mediat. Procesi ishte totalisht i kontrolluar nga një regji qendrore. Nuk mund të verifikohen 4000 delegatë brenda një ore. Është një mashtrim dhe propagandë e madhe që po ushqehet publiku dhe është nderi më i madh që po I bëhet Edi Rama. Sot duhet të ishim diku tjetër. Ndërkohë ne  kemi gjëmën që po merremi me një individ që ka vënë të gjithë makinerinë e mundshme që mund të zotërojë kundër PD. 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular