Pas arrestimit të ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, duket se të tjerë zyrtarë do të bien në rrjetën e SPAK. Këtë e ka bërë të ditur gazetarja Klodiana Lala e cila u shpreh se do të ketë arrestime të tjera në rang ministrash e deputetësh, por pa dhënë asnjë emër.
E ftuar në emisionin “Opnion”, Lefter Koka ishte hallka më e vogël e një skeme të madhe korrupsioni dhe abuzimesh me inceneratorët.
“Pak para zgjedhjeve, LSI, pas një ‘divorci’ të vështirë që pati me zotin Koka, dërgoi një kallëzim të detajuar, që në thelb është konfuzioni i ditës së sotme. LSI ngrinte pretendime në atë kohë se Lefter Koka asokohe ministër i Mjedisit, ka përfituar nga dy kompanitë koncensionare, rreth 3.6 mln euro. Pardje u firmos urdhri i arrestit ka një vendim të marrë në mungesë nga gjykata. Dje është bërë sekuestrimi i inceneratorit të Elbasanit, një kompani e zotit Koka. SPAK ka nën hetim dhe disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë, të cilët në fakt, nuk mund ta aludojë me emra, janë gati duke u arrestuar. Zyrtar të niveleve të lartë, ministra dhe deputetë.
Janë dy inceneratorë të tjerë që nuk janë prekur. Janë duke u hetuar. Po të shihni sot varësit e zotit Koka, ata janë deputetë të Kuvendit. Nuk është peshku i madh Lefter Koka. Ai ka qenë ministër i Mjedisit, si autoritet, që firmoste kontratat e koncensionit, Por shumat e parave, lidhjet e biznesmenëve me zyrtarët, zoti Koka është pjesë e një afere shumë të madhe. është goditje e SPAK që duhet përgëzuar. Nëse ngelet në këtë nivel, është goditje gjysmake. Është maja e ajsbergut” – tha Lala.
Ish-Ministri Lefter Koka arrestua ditën e sotme me urdhër nga SPAK pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë korrupsioni me dy kompani koncesionare të inceneratorëve të drejtuara nga Klodian Zoto dhe Stela Gungallia.