BallinaKryesoreSituata në PD/ Rreth 75 minuta në seli, përfundon takimi i ambasadorëve...

Situata në PD/ Rreth 75 minuta në seli, përfundon takimi i ambasadorëve me Lulzim Bashën

spot_img
spot_img

Ka zgjatur rreth 75 minuta takimi mes ambasadorëve të akredituar në Tiranë me kreun e PD Lulzim Bashën.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se ambasadorët e SHBA-ve, BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Anglisë janë pritur në selinë e PD, nga nënkryetarja Jorida Tabaku dhe sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi. “Ardhja e ambasadorëve në selinë e PD, për të takuar Lulzim Bashën, është bërë me kërkesë të tyre. Po kështu burimet bëjnë me dije se u ofruan të vinin në përgjigje të disa zërave që thonë që ambasadorët mbështesin lëvizjen e Berishës”, raportoi gazetari Stafa.

Takimi vjen pas situatës së krijuar në PD dhe përplasjes mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Një situatë kaotike u krijua dje në PD, pasi ish-kryeministri Sali Berisha me 29 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit zhvilluan një mbledhje në seli ku u zgjodhën komisionet që do të merren me referendumin e paralajmëruar me anëtarësinë për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Sali Berisha e Lulzim Basha shkëmbyen akuza të rënda gjatë pasdites.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular