Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka, duke risjellë në vëmendje denoncimin e bërë në SPAK për inceneratorin e Elbasanit
Me anë të një postim në Facebook, Hasa shkruan se nuk ka pasur asnjë dyshim që ky incenerator ishte ndërtuar mbi një aferë korruptive pasi u krijua vetëm 3 ditë para hapjes së procedurës.
Ai i bën apel SPAK që të shkojë përtej firmës së ish-ministrit dhe të marrë të pandehur edhe persona të tjerë, mes tyre edhe Edi Ramën.
“Në 20 tetor 2020 dorëzova në SPAK kallëzin për Edi Ramën, Arben Ahmetaj, Lefter Kokën dhe administratoren e kompanisë, Albetk Energy për inceneratorin e Elbasanit.
Nuk kemi pasur asnjë dyshim se inceneratori i Elbasanit ishte i ngritur mbi një mega aferrë korruptive, pasi kjo kompani u krijua 3 ditë para hapjes së procedurës dhe kishte një kapital prej 1 mijë eurosh.
Sot Lefter Koka është me pranga në duar, por SPAK duhet të shkojë përtej firmës së ish-ministrit Koka dhe të marrë të pandehur Edi Ramën, Arben Ahmetajn dhe Erion Veliajn”, shkruan Endri Hasa.