Analisti Mark Marku ka komentuar vizitën e ambasadorëve në selinë blu ku zhvilluan një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.
Sipas Markut, kjo tregon se Basha ka mbështetjen e plotë të europianëve dhe të SHBA-së.
Gjatë emisionit “Opinion”, Marku thotë se ambasadorët shkuan në selinë e PD-së për të frenuar Sali Berishën nga sulmi që ai ka bërë ndaj partisë.
“Janë 6 ambasadorë, një përfaqësues të SHBA, një i BE, Angli, Gjermanisë dhe Francës e OSBE-së. Kanë shkuiar në takim me kryetarin e opozitës. Kanë bërë një akt politik dhe i dhanë mbështetje të hapur Lulzim Bashës. Dhe tani doni që të rrëzoni mbështetjen e opozitës. Ata kanë 30 vite që na mbajnë me bukë. Nuk paskan të drejtë ata si shtete, dhe do na pyesin ne ata që të bëjnë politikat e tyre? 4 orë pas atij takimi, zëdhënësi i DASH doli dhe mbështeti ambasadoren e vetë. Ambasadorja amerikane nuk ka shkuar aty kot. Lulzim Basha ka mbështetjen e europianëve dhe të SHBA-së, dhe ata kanë shkuar në takim për të frenuar Berishën nw atë sulm që i kanë bërë PD-së” – tha Marku.