BallinaKronikeKorrupsioni, ja dosjet “VIP” në SPAK/ Kush është prokurori që lëshoi urdhërarrestet

Korrupsioni, ja dosjet “VIP” në SPAK/ Kush është prokurori që lëshoi urdhërarrestet

spot_img
spot_img

Klodian Braho është prokurori që firmosi arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefert Koka në vitet 2013-2017 për aferën korruptive të inceneratorëve. Pjesë e SPAK-ut, Braho e kërkoi arrestimin e ish-ministrit të qeverisë “Rama 1” me tri akuza të forta nga “Korrupsioni”, “Pastrim i parave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Klodian Braho nuk e ka “të parin” hetim të një “VIP”-i në Shqipëri, pasi ai ka hetuar ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe çuar për gjykim çështjen në ngarkim të ish-kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Klodian Braho ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Në vitin 2016, Klodian Braho është dekretuar si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Paralelisht me punën si prokuror, Braho është angazhuar edhe në mësimdhënie apo si ekspert në Shkollën e Magjistraturës. Prokurori ka kaluar në sitën e vetingut në vitin 2019, ku mori vlerësime positive për profesionalizmin dhe për vlerësimin e figurës nga Komisioni i ngritur për vlerësimin e tij.

GODITJET E SPAK

Adriatik Llalla është një nga “peshqit e mëdhenj” që arrestohet pas hetimeve të drejtësisë së re në Shqipëri. Ai u dënua me dy vite burg lënë në fuqi edhe nga Apeli me akuzën e “Refuzimit për deklarimin”, “Mosdeklarim” dhe “Fshehje ose deklarimi i rremë i pasurive”, i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar në pranga.

SPAK-u akuzoi kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe për “Shkelje të barazisë në tender dhe shpërdorim detyre”.

SPAK-u ka çuar në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kryetarin e Bashkisë Pogradec, Eduart Kapri.

Ai akuzohet nga SPAKu për “Shkelje të barazisë në tenderë publikë dhe shpërdorim detyre”, si edhe për “Pengim të zhvillimit të zgjedhjeve lokale 2019”.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas një hetimi gati 3-mujor, ngriti akuzën e falsifikimit edhe për kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj.

Goditjet e SPAK-ut kundër korrupsionit dhe shpërdorimit vijuan me arrestimin më 10 korrik të 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme për tenderin me uniformat e Policisë.

Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, u arrestua nën akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Një tender në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-ës, ka çuar në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi, dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. SPAK-u ka bërë arrestimin e tyre.

SPAK-u goditi edhe në Gjykatën e Krujës ku u arrestua gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Emri i ish-gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit, si edhe Hekuran Billa, i vrarë disa muaj më parë në Tiranë.

Skema e pastrimit të parave ku ishin përfshirë ish-bosi i naftës Rezart Taçi, kunati i tij Artur Balla dhe ish-truproja e tij Bledar Lilo, u zbulua nga SPAK-u pas hetimeve disamujore. Ato akuzohen si të përfshirë në skemën e pastrimit të 18.4 milionë eurove.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular