BallinaKryesore“Lefter Koka nuk mund të firmosë i vetëm 17 vendime qeverie”- Basha...

“Lefter Koka nuk mund të firmosë i vetëm 17 vendime qeverie”- Basha apel drejtësisë: Presim goditje të plotë, jo koka turku

spot_img
spot_img

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka përshëndetur aksionet e fundit të SPAK, që kanë çuar në arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka.

Basha thotë që korrupsioni duhet të goditet në nivele të larta, duke shtuar, se të korruptuar ka pasur edhe në kohën e qeverisjes së PD, e thekson se edhe ajo duhet luftuar për të ardhmen e shqiptarëve.

“Vetingu i politikanëve është vetëm një mjet për të luftuar korrupsionin dhe lidhjet me krimin. Pse e kemi kërkuar vettingun? Pikërisht për ta bërë më të lehtë transparencën dhe për ta bërë më t’ia bërë më të lehtë SPAK-ut për të bërë punën. Pushtetarët që kanë vjedhur, përmes vettingut dalin haptas si të tillë, hajdutë e përvetësues të parave publike. Në këtë kuadër, siç e thash dhe dje, përshëndes e mbështes drejtësinë në të gjitha veprimet. PD e mbështet drejtësinë në luftën ndaj këtij armiku, që është korrupsioni.

Përshëndes ata prokurorë e gjyqtarë që godasin korrupsionin në nivele të larta. Ne, ashtu siç kemi bërë edhe sot, ashtu do të vijojmë të bëjmë detyrën tonë siç është hetimi parlamentar. Kjo është arsyeja pse kemi ngritur komisionin parlamentar për inceneratorët. Do të përshëndesim me forcë të gjitha goditjet që drejtësia i bën armikut të mirëqenies së shqiptarëve. Do të donim që kjo të kishte nisur kohë më parë. Më mirë vonë se sa kurrë. Do të donim e presim, jo vetëm ne si opozitë, por edhe shqiptarët që kjo goditje të jetë e plotë dhe e vërtetë. Natyrisht Lefter Koka nuk është thjesht kokë turku, por ai nuk mund të bënte 17 vendime qeverie brenda ditës. Së katërti, edhe ish-qeverisja e PD ka pasur korrupsion, jemi të vendosur për të luftuar edhe atë për të ardhmen që duan shqiptarët”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular