BallinaKryesore“Protagonizmin e ambasadorëve e prodhon problematika shqiptare”/ Preç Zogaj: Po të mos...

“Protagonizmin e ambasadorëve e prodhon problematika shqiptare”/ Preç Zogaj: Po të mos ishin ata do ishte më keq

spot_img

Analisti Preç Zogaj ka bërë një koment në lidhje me ndikimin që kanë ambasadorët e huaj në politikën shqiptare. Sipas Zogajt, protagonizmin e tyre e prodhon problematika dhe siç shprehet ai nëse diplomatët nuk do të ishin, do të ishte më keq.

Zogaj sjell shembullin në kohën e komunizmit, duke thënë që edhe në atë periudhë kur diplomatët u larguan Shqipëria u bë më keq.

“Protagonizmin e ambasadorëve në Shqipëri e prodhon problematika shqiptare. Po të ishte Shqipëria një vend normal dhe demokratik nuk do t’i njihnim ambasadorët. Është problematika që krijon Shqipëria me zgjedhjet.

Ata përfaqësojnë shtetet respektive janë funksionarë të lartë. Është një gjë e pazakonte që shkojnë bashkë ne një mendje.

Ka një koordinim me ambasadorët e kuintit. Koordinimi në një veprim pa bërë deklarata është domethënëse dhe nuk është spontan.

Mali Zi bën zgjedhje, Kosova bën zgjedhje, respektojnë votën dhe protagonizmi i ambasadorëve nuk ka pse të jetë.

Ata nuk shkojnë kudo ku i thërrasin. Për fatin tonë, kemi një palë të tretë, një pol të tretë që janë ndërkombëtarët dhe po mos ishin ata më keq do të ishte.

Edhe në komunizëm, kur larguan ambasadorët u bë edhe më keq Shqipëria. Dua të them këtu që sovranizmi këtu është ide pushtetit

Unë i pranoj në të gjitha rastet sepse kanë gjykim më objektiv”, tha Zogaj në emisionin “Opinion”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular