BallinaAktualitetAksidenti tragjik me 9 të vdekur, mes viktimave producenti i famshëm muzikor,...

Aksidenti tragjik me 9 të vdekur, mes viktimave producenti i famshëm muzikor, partnerja e tij dhe djali 4-vjeçar

Producenti muzikor Floë La Movie ishte në mesin e nëntë personave që humbën jetën nga përplasja e avionit privat në Republikën Domenikane.

Partnerja prej shtatë vitesh e 36-vjeçarit, Debbie Von Marie Jiménez Garcia, dhe djali i tyre 4-vjeçar Jayden Hernandez gjithashtu mbetën viktima të aksidentit tragjik.

Pasagjerët e tjerë, gjithashtu shtetas amerikanë, janë identifikuar si Kellyan Hernández Pena, 21 vjeç dhe dy adoleshentë të moshës 18 dhe 13 vjeç, ndërsa nuk dihet ende lidhja e tyre me procudentin muzikor.

Ndërkohë viktima kanë mbetur edhe anëtarët e ekuipazhit, Luis Alberto Eljuri Tancredo, 47 vjeç, Emilio Herrera, 32, Veronica Estrell,36-vjeç, konfirmoi kompania e aviacionit Helidosa në një deklaratë në mediat sociale.

Sipas të dhënave të fluturimit të marra, avioni Gulfstream IV i nisur për në Florida u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Isabela. Pak kohë më vonë, u përpoq të bënte ulje emergjente, por u aksidentua në Aeroportin Ndërkombëtar Las Americas aty pranë.

Floë është producent i një sërë Hitesh, përfshirë “Te Boté” të Bad Bunny, Nicky Jam dhe Ozuna.

Hiti kryesoi listën e këngëve latine në  Billboard për 14 javë pas publikimit të saj në 2018.

Floë firmosi me disa artistë të tij, përfshirë Nio Garcia, Casper Magico, D.OZi dhe Xound.

Gjatë gjithë karrierës së tij, ai prodhoi këngë edhe për artistë latinë si Manuel Turizo, Don Omar, Natti Natasha, J Balvin, Myke Towers, Anuel AA.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular