“Berisha tub oksigjeni për Ramën”/Basha: Në një vend normal kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen pasi i ka rënë në burg ministri i inceneratorëve, ndërkohë ne flasim për Berishën
Lulzim Basha: Që unë si kryetari Partisë Demokratike dhe Partia Demokratike kemi qenë koherent. Tom Doshi u shpall non-grata, ne kërkuam mos ta regjistronin në zgjedhje, të barazohej me depërtimin i cili sipas ligjit të dekriminalizimit e përjashtonte. Vangjush Dako non-grata, ligji për dekriminalizimin, kërkesa për vettingun e politikanëve dhe prapë se prapë në qoftë se ka ndonjë farë inkoherence është fakti që ndryshe kemi vepruar me Sali Berishën, nuk e kemi përjashtuar nga partia
Analisti: E falët pak
Lulzim Basha: Jo, ta them unë se çfarë. Nuk e kemi përjashtuar nga partia, por kemi mbështetur kërkesën e tij për transparencë në momentin që u shpall non-grata për shkak të diçkaje, sepse konteksti me të cilin u shpall pas masakrës zgjedhore të 25 Prillit, ishte një kontekst tronditës për të gjithë ne. Me sjelljen e ti, pasi u zotua se nuk do ta përfshinte partinë, por do dilte vetë për të sqaruar këtë çështje. Tani, me sjelljen e tij, për të vënë, për të shkelur me këmbë interesat e demokratëve, për t’iu mbivendosur këtij aksioni opozitar që të numërova ty, ai jo vetëm që ka shkelur mbi fjalën e tij, por faktikisht është kthyer në një tub oksigjeni i cili sot është në koma, është në koma politikisht sot Edi Rama. Nuk ka asgjë për të ofruar. Është tubi i oksigjenit dhe ushqejnë njëri-tjetrin. Ai e ushqen, ky i jep oksigjen. Ja ku jemi sot në një ditë të zezë, në një ditë ku në një vend normal kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen pasi i ka rënë në burg ministri i inceneratorëve dhe pasi ka 17 vendime brenda një dite, ai duhet të kishte dhënë minimalisht dorëheqjen në një vend normal. Ja ku jemi duke folur për Sali Berishën. A ka shërbim më të mirë ndaj Edi Ramës që ia dha Sali Berisha? A ka dhuratë më të mirë për Edi Ramën sesa të ketë Sali Berishën duke bërë këtë që bën për të përçarë opozitën?