BallinaKryesoreDeklarata e fortë e Lulzim Bashës per Ramen: Do t’i vijë radhë...

Deklarata e fortë e Lulzim Bashës per Ramen: Do t’i vijë radhë edhe brinjëve të tjera të trekëndëshit të Bermudës

spot_img
spot_img

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë deklaratën e fortë, duke thënë se radha për non grata do ti vijë edhe brinjëve të tjera të trekëndëshit të Bermudës.

Në emisionin “Open”, Basha u shpreh se edhe Rama një ditë do të shpallet non grata nga Amerika.

“Do ti vijë dita edhe brinjëve të tjera të trekëndëshit të Bermudës, por vendimet e SHBA nuk i përcaktojmë ne.

Unë nuk jam mashë e askujt dhe këtë e kam provuar me akte dhe jo me fjalë. Unë kam bindjen se në lojë janë interesat kombëtare. Nuk ka gjë veç zotit të më ndalojë mua. Këtë e kam dhënë me prova. Këtu ishin interesat e demokratëve. Institucionet e kanë shpallur non grata, edhe Edi Ramë duhet të ishte shpallur dhe si do shpallet këtë nuk e di as unë as ti.

Ky trekëndësh i Bermudës mban njëri tjetrin në këmbë për ti pirë gjakun shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha kur flet për trekëndëshin e Bermudës i referohet kryeministrit Rama, Presidentit Meta dhe Sali Berishës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular