Vrasja makabre e mësueses në Londër, 36-vjeçari shqiptar pranon autorësinë e krimit

0
503

Koçi Selmanaj, 36-vjeçari shqiptar, autor i vrasjes së mësueses së shkollës fillore Sabina Nessa në Londër, përballë autoriteteve britanike, ka pranuar se ka kryer krimin e rëndë.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat e huaja, Selamaj ka udhëtuar nga shtëpia e tij në Eastbourne, për në bregun jugor të Londrës, me qëllim për të vrarë mësuesen.

Mësuesja, 28 vjeçare, u gjet e vdekur në Cator park, Kidbrooke, në juglindje të Londrës, më 18 shtator, një ditë pasi doli nga shtëpia e saj për të takuar një mik në një kafe aty pranë.

Prokuroria tha gjatë seancës gjyqësore se Nessa u godit me një cope druri rreth 60 cm të gjatë nga dikush që fillimisht besohej se ishte i huaj.

Gjykatësi, Justice Wall, tha se faktet e pranimit të fajësisë nga ana e Selamajt se “ai është personi përgjegjës për vdekjen” mund të raportohen nga media.

Seanca e radhës për shqiptarin do zhvillohet më 25 shkurt të vitit të ardhshëm.

Trupi i Nessa-s, mësueses së klasës së parë fillore në shkollën “Rushey Green në Catford”, u gjet i mbuluar me gjethe pranë një qendre komunitare në park.

Ndërkohë mbetet ende mister fakti se përse shqiptari vrau mësuesen pasi ata të dy nuk njiheshin