Pas publikimit të pamjeve ku dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi është parë të hipë sipër makinës së Lulzim Bashës ka ardhur edhe reagimi i kryedemokratit.
Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se në mbledhjen e kryesisë, Basha ka ironizuar duke thënë: “Pra mund të themi që i vetmi dëm që ka bërë referendumi ka qenë makina ime”
Basha: Ka pasur edhe ndonjë dëm siç më thonë që paska pasur një dëm ndaj veturës që merr Partia Demokratike me qera për kryetarin, por në fund të fundit këto janë dëme kolatetale dhe e vetmja gjë që mund të them është të thërrasësh referendum se do hipesh ne pushtet dhe të hipësh në veturën e kryetarit të Partise Demokratike ështe paksa tallje me demokratet. Jam i bindur që demokratet e kuptojne si të tille.
Ky reagim erdhi pasi anëtari i kryesisë së PD, Andi Lila ka deklaruar: “Ai qe hipi mbi makinën tende, ka shkatërruar për interesa personale kompleksin Partizani”
Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës ishte ditën e sotme para selisë së PD-së, teksa ish-kryeministri ka folur për rezultatin e referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Malltezi ka hipur sipër makinës së Lulzim Bashës, ku ka përshëndetur të pranishmit me dy gishta lart, ndërkohë që Berisha dhe Albana Vokshi po jepnin rezultatet e çdo qyteti ku votuan kundërshtarët e kreut të PD-së.