Nga Bujar Leskaj
18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve.
Më 18 dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme ka adoptuar Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve emigrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre.
Më 4 dhjetor të vitit 2000 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e mori vendimin për të vlerësuar mundin dhe përpjekjet e të pambrojturve, duke marrë parasysh numrin e madh në rritje të tyre në mbarë botën.
Lëvizjet masive e popullsisë nuk janë një fenomen i ri në histori.
Në Shqipëri emigracioni ka rreth një shekull që është fenomen i njohur, por sot është një feniomen mjaft shqetësues. Prej tre dekadash kjë gjakrrjedhje, i ka kushtuar Shqipërisë një rënie demografike të paimagjinueshme. Rreth 1 milion e 112 mijë banorë, ose afërsisht 38.8% e popullsisë aktuale janë jashtë Shqipërisë. Ndërkohë ritmet e shpopullimit të Shqipërisë janë sërish dramatike sepse të gjitha standardet e qeverisjes në vend janë përkeqësuar.
Sot është dita e emigrantëve.
Është dita e historisë së dhimbshme të kombit tonë, sidomos këto tre dekadat e fundit, është historia e çdo familjeje shqiptare; historia e mijëra të rinjve; e qindra, mijëra burrave e grave, e qindra mijëra prindërve të vetëm!
Sot, është edhe dita për të kërkuar falje ndaj tyre, që nuk u dhamë mundësi për të ndërtuar jetën e të ardhmen e tyre e të fëmijëve të tyre këtu, në Shqipëri.
Sot, është dita për të falenderuar të gjithë emigrantët shqiptarë që nuk rreshtën kurrë së dashuri, nderuari, menduari e ndihmuari Shqipërinë, pavarësisht se Shqipëria ka bërë aq pak për ta!
Ndaj sot si politikan ndiej pezmatim teksa shikoj që zëri i pjesës më vitale e historisë së suksesit dhe dhimbjes së popullit tonë, emigrantët shqiptarë nuk dëgjohen, nuk përfaqësohen në politikën e jetën shqiptare.
Unë sot kërkoj falje ndaj tyre!
Dhe akuzoj sidomos cinizmin e kësaj qeverie, e cila asgjë nuk ka bërë për këtë fenomen të shpopullimit të Shqipërisë, por e ka nxitur me politikat e saj duke larguar në këto 8 vite rreth 500.000 shqiptarë, ndërkohë që fyen me deklaratat rreth dembelizmit të shqiptarëve dhe zëvendësimit të tyre me “bangladeshas” e “sirianë”!
Ndaj sot, apeli im është që politika të reflektojë me shpejtësi, përgjegjshmëri, maturi dhe vizion për të ndalur këtë fatkeqësi kombëtare: SHPOPULLIMIN E SHQIPËRISË!
Sot uroj dhe përshëndes të gjithë emigrantët shqiptarë, të vjetër e të rinj, me dokumente ose pa dokumente, duke i falenderuar për sakrificat, mundimet dhe patriotizmin e tyre!