Teksa Lulzim Basha mbledh sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha po organizon referendumin në të gjitha qytetet e vendit, ku tashmë ka nisur votimi për shkarkimin e kreut aktual dhe rithemelimin e PD, vendime që u morën në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Referendumi nisi në orën 08:00 deri më 17:00, ku mbështetësit e Berishës po votojnë për shkarkimin e kryedemokratit, ndërkohë që deri më tani procesi vijon pa incidente.
Komisioni i Rithemelimit ka ngritur edhe Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, që do të merret me drejtimin e procesit, ku kryetare do të jetë Albana Vokshi.
Iish-kryeministri Sali Berisha duket se ka sfiduar Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe ditën e sotme, teksa po zhvillon referendumin për shkarkimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha
Siç raporton gazetarja Klodiana Lala për News24 dhe BalkanWeb, ish-kryeministri Berisha ka vendosur të hapë qendër votimi në derën e ambasadës amerikane në Tiranë
Në një raportim nga kjo qendër votimi, gazetarja Lala tha se pikërisht në këtë qendër do të votojë edhe vetë Sali Berisha. Ky i fundit ka nisur përballjen me SHBA, që kur DASH e shpalli atë “non grata” për korrupsion.