BallinaKryesore“Nuk jap dorëheqjen se shpallet Berisha ‘non grata’”/ Basha i vendosur: S’tërhiqem...

“Nuk jap dorëheqjen se shpallet Berisha ‘non grata’”/ Basha i vendosur: S’tërhiqem nga beteja! Gjysma e qeverisë duhet të ishte në paraburgimet e SPAK

spot_img
spot_img

Lulzim Basha përsëriti qëndrimet e tij, se nga sot Partia Demokratike është shkëputur nga e shkuara dhe fokusi është tek e ardhmja.

Ai ka deklaruar se asnjë kryetar partia nuk ka pse të japë dorëheqjen vetëm se Sali Berisha shpallet non grata.

Basha deklaroi se foksi i PD është largimi i qeverisë Rama, që sipas tij gjysma duhet të ishte në dyert e SPAK.

Basha: Sali Berisha është e shkuara dhe ne jemi shkëputur nga e shkuara. Çdo demokrat që kërkon t’i bashkohet betejës tonë për të larguar Edi Ramën jam gati të bëj gjithçka.

Asnjë kryetar i PD kushdo që të jetë nuk ka pse të japë dorëheqjen se pse shpallet Berisha non grata. Berisha duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por ai zgjodhi rrugën e tij.

Fokusi nuk do jetë e shkuara dhe ai, fokusi jonë është e ardhmja. Ne kemi një pengesë të madhe që është një regjim i korruptuar, qeveria më e korruptuar e Evropës, gjysma e të cilës  në një vend normal duhet të ishte në paraburgimin e SPAK.  Ne do të luftojmë që Shqipëria të kthehet në një vend normal.

Nuk i duam atje sepse janë kundërshtarët politik, por janë armiq të shqiptareve

Nuk kam ndërmend të tërhiqem 1 milimetër nga kjo betejë dhe do ti pri kësaj beteje deri në fitore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular