BallinaKryesore“Nuk ka dy kampe në PD“/ Basha flet për inceneratorët: Në një...

“Nuk ka dy kampe në PD“/ Basha flet për inceneratorët: Në një vend normal, kryeministri duhej të ishte dorëhequr, do i shkojmë çështjes deri në fund

spot_img
spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet i bindur se do i shkojë deri në fund denoncimit të aferave korruptive lidhur me inceneratorët.

Në një prononcim për mediat, Basha tha se insistimi i PD-së është arsyeja pse është ngritur komisioni parlamentar për hetimin e inceneratorëve.

“Çështja e inceneratorëve, përpjekjet tona fshihet ose ngrin. Ka shumë vështirësi të transmetohet, në një vend normal duhet të ishte një kryeministër i dorëhequr. Jemi ne që kemi kërkuar dhe ngritëm komisionin për hetimin e kësaj afere. Jemi ne që do e çojmë betejën në fund. Mbështetja që i kemi dhënë këtij hetimi, janë disa nga arsyet pse kjo aferë po hetohet. Ju siguroj që nuk do ndalemi, që personi më i lartë në detyrë, që sipas fakteve tona është kryeministri, të japë sqarime përpara drejtësisë. I kanë dhënë para kriminelëve, ndërkohë që digjnin plehra në mes të qyteteve, dhe detyronin bashkitë që të çonin paratë e taksave të qytetarëve për t’i çuar plehrat tek inceneratorët“ – tha Basha.

I pyetur për fragmentarizimin e PD-së, Basha deklaron se nuk ka dy kampe në parti.

“Sot kemi drejtësi të kapur, me një ekonomi në krizë. Kushdo që bashkohet në qëllimin e PD-së, me ose pa teser, ne do jemi në krahun e tyre. Kuvendi Kombëtar foli qartë, hallet e Sali Berishës janë të tij. Dy kampet janë vetëm në kokën tuaj, PD është vetëm një. Largimi i Edi Ramës është qëllimi ynë. 5004 delegatë në Kuvendin Kombëtar, Partia është shkëputur nga e shkuara. Kushdo që instrumentalizohet, ata nga bota e errët, dhe lidhet me këto fije, me këtë individ që do përçajë demokratët, do e gjej PD-në të përgatitur për çdo situatë. Sot PD ka pasur vetëm një aktivitet politik“ – tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular