BallinaAktualitet‘RENEA e Garda në tarracën e PD”/ Reagon Policia e Shtetit: Keqardhje!...

‘RENEA e Garda në tarracën e PD”/ Reagon Policia e Shtetit: Keqardhje! Asnjë lidhje me akuzat

spot_img
spot_img

olicia e Shtetit ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës se në selinë e PD ndodhen forcat RENEA.

Policia shpreh keqardhje për përgojimin që i bëhet në debatin e brendshëm të një partie politike. Ajo thotë se nuk përfshihet në një debat të tillë dhe se bën detyrën sipas ligjit.

Reagim i Policisë së Shtetit

Përsërisim me keqardhje se përgojimi i Policisë së Shtetit në debatin e brendshëm të një partie politike nuk i shërben as ligjit, as shoqërisë dhe as të vërtetës.

Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie.

Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politik dhe mediatik.

Policia e Shtetit kryen detyrën e saj konform ligjit dhe misioni i saj nuk e përfshin kurrsesi ndërhyrjen në çështjet politike apo mes palëve politike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular