Një tërmet i fortë është ndjerë ka “shkundur“ Italinë ditën e sotme. Lëkundjet sizmike u ndjenë në zonën e Bergamos dhe gjithashtu në Milano, rreth mesditës.
Sipas mediave fqinje, tërmeti ishte me magnitudë 4.4 me epiqendër në Bonate Sotto (Bergamo).
Në zona të ndryshme të kryeqytetit Lombard, ndërtesat u tronditën intensivisht ndërkohë që disa qytetarë dolën në rrugë.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 25 kilometrash .
Në Milano disa shkolla janë mbyllur: nga shkollat e mesme klasike Tito Livio dhe Beçaria deri te liceu artistik Caravaggio, studentët u larguan nga institutet disa orë më herët se sa pritej.