Policia ka dhënë versionin zyrtar të atentatit me tritol pasditen e kësaj të diele ku mbeti i plagosur 33-vjeçari Indrit Sabedini
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në lagjen “10 korriku” jashtë një pallati në rrethana ende të paqarta.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se atentatori ka qenë në afërsi të vendngjarjes ku ka bërë të mundur shpërthimin e lëndës eksplozive.
I riu është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë. Panorama.al mëson se 33-vjeçari ka pësuar dëmtime të shumta në gjymtyrët e poshtme.
Si shkak i lëndimeve që ka marrë, Sabedini do të dërgohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 18.12.2021, rreth orës 15:10, në lagjen “10 Korriku”, jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde, dyshohet eksplozive e për pasojë është dëmtuar shtetasi I.S., i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”,