Nënkryetari i PD, Alibeaj, hedh poshtë shpifjet: Fotomontazhet e halleve te Sali Berishes jane sa shpifese aq dhe te deshperuara, si cdo akt i tij gjate muajve te fundit. Demokratet zgjodhen te ardhmen
Shpifjet, akuzat e rreme apo fotomontazhet ndaj cdokujt qe mendon kunder ishin dhe mbeten metoda bolshevike me te cilat funksionoi regjimi i shkuar dhe nostalgjiket e tij qe jane ende ne qarkullim. PD nuk eshte peng i se shkuares dhe e mentaliteti enverist. Selia e saj eshte e demokrateve dhe nuk ka as forca speciale as police te Edi Rames ne te.
Fotomontazhet e halleve te Sali Berishes jane sa shpifese aq dhe te deshperuara, si cdo akt i tij gjate muajve te fundit. Ne epoken moderne te internetit me nje kerkim ne google gjendet lehte se fotomontazhi i SB eshte nje foto e shkrepur ne vitin 2019 ne tarracen e kryeministrise.
Sic manipulon keto foto, manipulonte dhe me demokratet per hallin e tij gjate ketyre muajve. Por tani eshte koha per te lene pas te shkuaren.
Demokratet zgjodhen te ardhmen dhe keto manipulime qesharake vetem konfirmojne qartas se kane bere zgjedhjen e duhur.