Modelja e njohur Adrola Dushi ka treguar aspekte të panjohura nga jeta e saj private. Modelja përmendi ngjarje të rëndësishme të jetës së saj, si lindja e djalit dhe karriera e saj në amerikë.
“Në këto 6 vite të fundit të jetës time vetëm puna shkonte mirë dhe djali im gëzonte shëndet, por jeta ime në asnjë lloj drejtimi nuk shkonte mirë”, u shpreh modelja për “Prive”.
Ndër të tjera ajo pranoi se ka përjetuar një periudhë të zymtë, ku nuk ndihej vetevetja.
“Mora koha për të reflektuar dhe menduar gjatë asaj kohe, më shërbeu për mirë”, tregoi Adrola referuar karantinës.
Sa i takon jetës së saj, ajo tha se gjërat kanë ndryshuar pas karantinës dhe tanimë janë më mirë për të.