Nga Fatmir Guda
Nga sot edhe mbështetja ime pa kushte për Lulzim Bashën merr fund!
Ai tanimë duhet të tregojë me forcën e shëmbullit se di të udhëheqë, larg çdo dualizmi të pretenduar.
Demokratët janë në dëshpërim. Ai duhet tua faktojë atyre me akte se nga sot do të ndërtojë një model të ri që ngjall besim e frymëzim.
Shqiptarët janë në depresion. Lulzim Basha nga sot duhet tu dëshmojë atyre se është i gatshëm të prezantojë dhe vërë në zbatim një strategji zhvillimi për të mos qënë edhe ai thjesht tulla e rradhës në murin e tranzicionit të tejzgjatur. Lulzim Basha duhet të ketë gati një ekip të vetin, të cilit do t’i ngarkojë barën e përgjegjësisë për implementimin e strategjisë së vet sot në opozitë -ngritje dhe nesër në krye të punëve të vendit.
Ai duhet të dalë flasë me shqiptarët në çdo cep të vendit. Tu shpegohet, tu shtrijë dorën e bashkëpunimit, larg çdo mllefi apo paragjykimi.
Demokratët dhe shqiptarët siç dinë të ta përplasin të vërtetën në fytyrë, pasi t’i bindësh sy ndër sy dinë edhe të të kuptojnë e të të japin një mundësi, por të fundit ama.
Po Z. Basha, bëje në mundsh partinë demokratike të lirë dhe të mirë që të të besojnë se kështu do ta bësh dhe Shqipërinë nesër.
Peshën që vetë e kërkove e ke të rëndë. Kohën e ke shumë pakët. Nuk ke më asnjë justifikim! ✌🏻💙✌🏻