BallinaKryesoreNjë ditë pas Kuvendit të PD/Zbardhet mesazhi i Bashës për demokratët: Askush...

Një ditë pas Kuvendit të PD/Zbardhet mesazhi i Bashës për demokratët: Askush nuk është i tepërt. I mirëpres kritikat, qëllimi ynë i vetëm rrezimi i Ramës

spot_img
spot_img

Kreu i PD-së Lulzim Basha, i është drejtuar me një mesazh anëtarëve të Kuvendit Kombëtar.

Ndërsa i ka falënderuar për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në Partinë Demokratike, Basha thekson se pavarësisht presionit ata nuk janë ndalur në punën e tyre.

Kryedemokrati Basha shton se qëllimi i vetëm është rrëzimi i kryeministrit Edi Rama dhe forcimi i Partisë Demokratike.

Mesazhi i kreut të PD-së Lulzim Basha:

Te nderuar anetare te Kuvendit Kombetar, te dashur demokrate e demokrate! Ju falenderoj me mirenjohje per kontributin tuaj, per angazhimin dhe perkushtimin per te ardhmen e Partise Demokratike.

E di qe nuk kane qene dite te lehta per ju, e di qe keni qene nen presion, por me mire se kushdo ju e dini se ketu nuk behet fjale per fatin e nje individi por per fatin e PD-se.

Ne duhet te vazhdojme rrugen tone, duke mirekuptuar cdonjerin prej nesh qe sot, per shume arsye kane mendime te tjera por askush nuk eshte i tepert, te gjithe jane pjese e familjes tone. Une kam degjuar cdo kritike dhe natyrisht i mirepres pa asnje paragjykim, sepse ne te gjithe se bashku kemi vetem nje qellim, nje Parti Demokratike te forte dhe rrezimin e Edi Rames. Mirenjohje dhe respekt per secilin prej jush!

Pershendetje te perzemerta,
Lulzim Basha

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular