BallinaAktualitetRa pre e grabitjes, ish-lojtari i kombëtares italiane rrëfen minutat e tmerrit:...

Ra pre e grabitjes, ish-lojtari i kombëtares italiane rrëfen minutat e tmerrit: Më duket se ishin shqiptarë, më morën…

spot_img
spot_img

Ish-lojtari i kombëtares italiane, Antonio Di Natale ka rënë pre e një grabitje, bashkë me familjen e tij. Në një intervistë për ‘Corriere Dello Sport’ Di Natale ka rrëfyer momentet dramatike që përjetoi ai dhe familja e tij. Ai tha se ka dyshime që grabitësit të ishin me origjinë shqiptare.

Sipas Corriere Dello Sport, grabitësit e kishin planifikuar me detaje grabitjen. Njëri prej tyre ka qëndruar jashtë shtëpisë së Di Natales për të bërë roje, ndërsa pesë të tjerë hynë në shtëpinë e ish-lojtarit duke e tmerruar bashkë me familjen.

“Tani jemi të gjithë mirë, tani jemi më të qetë. Në përgjithësi shkoi mirë. Por ato ishin momente tmerri. Gjithçka zgjati, maksimumi 20 minuta. Ne ishim në shtëpi, e gjithë familja. Nuk ishte e lehtë. Ata ishin të huaj, dukeshin shqiptarë. Ishin pesë persona dhe të armatosur. Çfarë sendesh me vlerë grabitën? Morën vetëm një orë, ishte shumë e çmuar. Dhe pastaj një gjerdan të djalit im. Kjo është e gjitha, sepse mund të them që shkoi shumë mirë. Ata nuk na prekën me dorë dhe kjo është më e rëndësishmja. Se të gjithë jemi mirë. I dhashë orën. Ata morën gjerdanin e Filippos dhe u larguan. Për fat të mirë”, tha Di Natale.

Ndërkaq, hetuesit janë duke këqyrur videot e vilës së Di Natales dhe po përpiqen të gjejnë autorët për të gjetur edhe orën Rolex, të veshur me ar, dhe që mban një vlerë prej rreth 35 mijë euro.
Di Natale ndodhej në shtëpi me bashkëshorten Ilenia dhe vajzën e tij Diletta, ndërsa priste të rikthehej edhe djali i tij nga stërvitja, kur mbrëmjen e së premtes grabitësit mësynë në shtëpinë e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular