BallinaKryesore"Asnjëherë s’kam bërë përpjekjen për të themeluar kultin e individit”/Basha: PD ka...

“Asnjëherë s’kam bërë përpjekjen për të themeluar kultin e individit”/Basha: PD ka të gjitha kapacitetet për ta bërë Shqipërinë një vend normal

spot_img
spot_img

Asnjëherë s’kam bërë përpjekjen për të themeluar kultin e individit”/Basha: Partia Demokratike ka të gjitha kapacitetet për ta bërë Shqipërinë një vend normal

Lulzim Basha: Unë jam gati për të qenë një lider normal. Unë jam gati për të qenë një njeri, që politikën e shikon si një instrument për ti shërbyer njerëzve. Unë jam gati për të pohuar me gojën plot, që Shqipëria ka nevojë për normalitet, Shqipëria po ulëret për normalitet, shqiptarët duan normalitet. Unë nuk jam gati dhe nuk kam qenë kurrë tipi i njeriut, i politikanit, apo i kryetarit që kërkon bindje të verbër. Nuk kam pretenduar kurrë të jem profeti, as nuk jam sjellë si i tillë. Nuk ma ka lejuar as formimi im familjar, as formimi im profesional dhe as konteksti fatlum perëndimor, në të cilin jam formuar në vitet e reja të mija studentore. Jam përpjekur besoj jo pa sukses, ndonëse të keqkuptuar, që këtë qasje ta ngjis edhe në kushtet në të cilat kam vepruar këto tetë vite. S’më keni parë asnjëherë të bëj përpjekjen më të vogël për të themeluar kultin e individit, përkundrazi. E kam shkurajuar me fjalë, e kam shkurajuar me vepra. Shqipëria ka nevojë për normalitet, Partia Demokratike ka të gjitha kapacitetet për ta bërë Shqipërinë një vend normal, ku të paktën shqiptarët të kenë dëshirë të jetojnë e optimalisht edhe ata që janë larguar, të mendojnë të kthehen apo një pjesë prej tyre dhe për këtë, garancia e vetme që unë jap, e vetme po e them në kontekstin e atyre që u tha aty, është që Lulzim Basha është një lider normal, do të jetë një kryeministër normal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular