Basha flet për arrestimin e ish-ministrit: Koka ka mbiemrin, por është bishti i aferës së inceneratorëve! SPAK-u pati kurajon për hapin e parë, do ju mbështesim pa kushte. Bëni punën tuaj!
“Jo vetëm kaq, ne kemi bërë të qartë prej fillimit, në 2013 kam thënë që ne nuk bëhemi avokatët dhe strehën e zyrtarëve të PD-së. Në veçanti në opozitë. Një drejtësi e pavarur, është aleati më i mirë për demokracinë dhe opozitën. Një drejtësi e kapur, e shantazhuar është aleati i një qeverie të lidhur me krimin, që vjedh me aferat si ajo e inceneratërëve. Është një vjedhje shumë e hapur, jo vetëm për paratë e marrë nga shqiptarët. Në kohën kur plasën skandali, këta prapë kanë bërë një transaksion 600 mijë euro. Vetë inceneratorët janë sekuestruar si vend krimi. Me këtë logjikë, ne kemi mbështetur reformën në drejtësi, kemi diktuar ndryshimet kushtetuese në drejtësi. Armiku numër një i shqiptarëve është korrupsuioni, SPAK-u duhet të veprojë.
Po të lexosh komunikimin e SPAK-ut për arrestimin e Kokës, në paragrafin e parë i referohen denoncimit të PD-së. E përshëndes këtë. Do ta çojnë deri në fund, apo do e lënë si çështjen e Tahirit. Se Koka ka vetëm mbiemrin ai, por është bishti i kësaj afere. SPAK nuk është një krijesë, është një numër individësh dhe duhet të tregojnë kurajo dhe profesionalizëm. Nuk i kam denigruar asnjëherë. Të bëjnë punën për të cilën paguhen. I kam bërë presionin që publiku ka dashur t’i bëhet. Kanë bërë një hap të parë. Hetoni korrupsionin, sepse çdo herë do të gjeni individë të tjerë që mund të kenë ose jo lidhje me politikën. Kjo ka qenë ftesa ime. Sot është momenti që patën kurajon për hapin e parë, do ju mbështesim pa kushte. Bëni punën tuaj” – tha Basha.