BallinaKronikeDogjën flamurin serb gjatë protestave, policia shoqërohen në komisariat tre persona të...

Dogjën flamurin serb gjatë protestave, policia shoqërohen në komisariat tre persona të dyshuar

spot_img
spot_img

Tre persona janë shoqëruar në komisariat nga Policia e Tiranës, të përfshirë në protestat e zhvilluara pasditen e sotme.

Sipas News24, dyshohet se të arrestuarit janë ata që i kanë vendosur flakën flamurit serb. Të rinjtë janë duke u marrë në pyetje nga policia lidhur me këtë ngjarje.

Protestat u zhvilluan ditën e sotme kundër vizitës së Presidentit të Serbisë në Tiranë, Aleksandër Vuçic.

Tubimi u iniciua nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku fillimisht nisi nga selia e PD-së, dhe më pas u zhvendos përpara kryeministrisë.

Gjatë protestave, disa persona kanë marrë flamurin serb të vendosur në një prej shtyllave përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, dhe e kanë djegur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular