BallinaSociale“LIDER PËR NJË DITË” 2021/“Fuqizojmë të rinjtë të arrijnë sukses në botën...

“LIDER PËR NJË DITË” 2021/“Fuqizojmë të rinjtë të arrijnë sukses në botën e punës dhe sipërmarrjes”

spot_img
spot_img

25 të rinj të shkollave të mesme të vendit u bënë pjesë e ditës së punës së një prej 25 drejtuesve ekzekutivë të bizneseve, institucioneve publike kombëtare e lokale, medias dhe organizatave joqeveritare. Secili prej tyre pati mundësinë të njihet jo vetëm me rolin, funksionin, përgjegjësitë që mbart pozicioni i një drejtuesi të suksesshëm, por edhe me sfidat që ndesh në marrjen e vendimeve të rëndësishme.
Eksperienca e veçantë e ndjekjes së një dite pune të një drejtuesi të suksesshëm pason njohuritë që këta nxënës kanë marrë gjatë zhvillimit të lëndës me zgjedhje të JA “Lider për një ditë”, duke u dhënë mundësinë praktike për të kuptuar më mirë marrëdhënien mes asaj që mësojnë në shkollë dhe përdorimit praktik të këtyre njohurive në tregun e punës.
Që prej vitit 2013 përmes “Lider për një Ditë”, çdo vit, Junior Achievement of Albania dhe
Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit u ka dhënë mundësinë të rinjve të shkollave të mesme të Shqipërisë që të eksplorojnë praktikisht modele të lidershipit dhe vendimmarrjes, si një
mënyrë për ti fuqizuar për të arritur suksesin në të ardhmen në tregun e punës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular