BallinaAktualitetBasha thirrje prokurorisë për personin që shkallmoi derën e selisë: Arrestoni Fatjon...

Basha thirrje prokurorisë për personin që shkallmoi derën e selisë: Arrestoni Fatjon Dautaj! Trafikant droge që kërkohet në Britani

spot_img

Kryedeomkrati Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me hapjen me forcë të zyrave të selisë së Partisë Demokratike nga shoqëruesi i ish-kryeministrit Sali Berisha, Fatjon Dautaj.

Basha përmes një konference të jashtëzakonshme nga selia blu i kërkoi prokurorisë shqiptare ta arrestojë shoqëruesin e Berishës, pasi rezulton një person i shpallur në kërkim për drogë në Britani. Kryedemokrati apeloi gjithashtu ndaj autoriteteve britanike që të marrin në shqyrtim ekstradimin e Dautaj për vuajtjen e dënimit.

“Në vend që të merremi me vjedhjen e shekullit, të shohim në pranga anëtarët e kabinetit, dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe vënien e tij para drejtësisë, sot po merremi prapë me Sali Berishën, i cili nga dëshpërimi për dështimin e një lëvizje false, po zbrazet mbi dyert e PD, i shoqëruar nga eksponenti i krimit të organizuar, siç është Fajton Dautaj, një prej narkotrafikantëve shqiptar në Britani.

Në prani të një familjari të tij, ish-punonjës i Policisë, Dritan Berisha. Ai është i kërkuar nga agjencitë britanike dhe përfaqësuesit e tyre në Tiranë, i bëj apel që ta shqyrtojnë praninë e tij. Ja ku e kanë, e kërkojnë në Angli, por është në selinë e PD, duke shkelmuar derën e PD. Ky informacion do iu përcillet organeve ligjzbatuese.

Hyrja e dhunshme në zyra, vetëm ekspozon dëshpërimin e Sali Berishës, që e lexuan dje. Dëshpërim që vjen nga fakti se e ka kuptuar se nuk është pakicë, por i vetëm. I ndjekur nga një pakicë e çuditshme që e kanë urryer gjithmonë, që shpresojnë që të kapin ndonjë copë, si dhe nga një pjesë e demokratëve të zhgënjyer. Më lini ta them fare qartë, PD i ka mundësitë që të mbrojë integritetin e institucionit të saj, nëse dikush kërkon që të përdhosë institucionin. PD i kërkon prokurorisë që të arrestojë Fatjon Dautaj, se kërkohet si narko-trafikant në Britani”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular