Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Enver Doçi.
Raportohet se disa persona me maska kanë hyrë brenda këtij institucioni për të marrë paratë, por nuk dihet shuma e marre.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 10.00, në një filial banke në qytetin e Peshkopisë, një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po kqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit.