PD: Sjellja nga Sali Berisha në seli e bosëve të krimit të organizuar, akti më i shëmtuar që ka ndodhur në këto 31

3
686

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Sjellja nga Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike e bosëve të krimit të organizuar, me në krye Fatjon Dautin, është akti më i shëmtuar që ka ndodhur në këto 31 vite të ekzistencës së PD. Selia e demokratëve nuk mund të sulmohet me trafikantë droge. Kjo parti s’ka asnjë lidhje me trafikantët e drogës, as me bosët e krimit të organizuar. Përpjekjet për të zëvendësuar institucionet e partisë me aktet e dhunës së bosëve ndërkombëtarë të krimit të organizuar, janë akte tipike të një celule ilegale. Institucionet e partisë kanë marrë vendimet e tyre, duke vendosur përfundimisht të zgjedhin të ardhmen, interesin e demokratëve, Partisë Demokratike dhe Shqipërisë.

Fyerja e pashembullt nga Sali Berisha drejtuar 5004 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD, shumicës dërrmuese të këtij organi, duke i etiketuar si socialistë, ekstremistë të majtë, enveristë të thekur, është shprehja më e qartë që Sali Berisha ka zgjedhur të shkelë mbi çdo demokrat që i shërben interesit të demokratëve, interesit të PD dhe jo interesit personal të tij. Është fakt që shumica dërrmuese e Kryesisë së Partisë, e Këshillit Kombëtar dhe e Kuvendit Kombëtar, kanë zgjedhur të ardhmen dhe interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar bunkerizimin e PD për hallet personale të askujt.

3 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: startnews.news/2021/12/21/pd-sjellja-nga-sali-berisha-ne-seli-e-boseve-te-krimit-te-organizuar-akti-me-i-shemtuar-qe-ka-ndodhur-ne-keto-31/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: startnews.news/2021/12/21/pd-sjellja-nga-sali-berisha-ne-seli-e-boseve-te-krimit-te-organizuar-akti-me-i-shemtuar-qe-ka-ndodhur-ne-keto-31/ […]

Comments are closed.