Është parandaluar arratisja e një të dënuari nga spitali i burgut në QSUT
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeB” se ka tentuar të arratiset nga spitali i burgut Bledar Selmanaj, i arrestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari.
Siç mëson gazetarja Lala, Selmanaj është dërguar mbrëmjen e kaluar në spitalin e burgut në QSUT, prej ku ka tentuar arratisjen.