Nga Helidon Bushati
Fitoi pak kohë, por përgjegjësitë për inceneratorët do të dalin nga Koka tek Kreu
Pengimi i hetimit parlamentar për aferën e inceneratorëve është thellim i skandalit nga ana e rilindjes.
Duke ndaluar transparencën me bojkotin që i bënë sot Komisionit Parlamentar Hetimor, përfaqësuesit e Edi Ramës dëshmojnë panikun që i ka kapur nga nisja e zbardhjes së këtij zullumi, 430 milionë eurosh.
Aktet e SPAK nga njëra anë, dhe trysnia që po ushtron opozita me mjete parlamentare dhe publike, në këtë luftë ndaj korrupsionit, mesa duket kanë sjellë humbje qetësie tek bosi i rilindjes.
Me mospjesmarrjen sot në Komision, ai thjesht fitoi pak kohë. Hetimi do të behet. Transparenca e plotë mbi atë hajdutëri qeveritare do të realizohet.
Dhe përgjegjësitë do të dalin të gjitha, nga Koka, tek Kreu.