Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të listës së pagave të punonjësve shtetëror dhe privat.
Reagimi i Sali Berishës:
Superskandal i fundit i Narkoshtetit!
Kreu i meduzës dhe banda e tij në narkoqeveri në një superskandal që mund të ndodhë vetëm në një narkoshtet nxori në pazar edhe pagat e të gjithë punonjësve, zyrtarëve të narkoshtetit të tij.
Ky akt i shëmtuar është dhe superskandali më i madh dhe goditja më e rëndë për qëllimet elektorale, por dhe të tjera të zeza të një të dhënë personale kryesore siç është paga për të gjithë punonjësit e Shqipërisë. Narkoshteti është shteti i bandave dhe drogës!
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të pashembullt që dëshmon dhe njëherë fytyrën e zezë të Narkoshtetit dhe kreut të tij të meduzes Edvin Rama!