BallinaKryesoreSkandali i publikimit të pagave të qytetarëve, reagon qeveria: Dokumenti ilegal, gati...

Skandali i publikimit të pagave të qytetarëve, reagon qeveria: Dokumenti ilegal, gati denoncimi në Prokurori

spot_img
spot_img

Pas skandalit të publikimit të të dhënave personale të qytetarëve, ku mes të tjerash bëhen publike pagat e tyre, ka reaguar qeveria.

Përmes një reagimi për mediat, zëdhënësi i qevrisë Endri Fuga bën me dije se bëhet fjalë për një dokument ilegal dhe se sipas saj është bashkim i disa copave të ndryshme.

Mes të tjerash ministria pohon se do të depozitojë një kallëzim penal në prokurori për zbardhjen e kësaj ngjarje.

REAGIM I QEVERISË 

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ndjekur me shqetësim daljen e të dhënave mbi pagat e shtetasve shqiptarë. Analizat paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka ndodhur asnjë eksport dixhital i databazës së pagave për periudhën janar – prill 2021 në fushat e dokumentit të hedhur në qarkullim. Dokumenti ka një numër të ndryshëm nga personat e deklaruar dhe është bashkim i disa copave të ndryshme. Po ashtu databaza digjitale zyrtare e të dhënave të disponueshme nuk e përmban fushën “Emri i Plotë” siç lexohet në këtë dokument ilegal. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur prej rreth një muaji termat e referencës për procedurën e hapur ndërkombëtare të auditimit për efekt të çertifikimit me standartet ISO të sistemit informatik të tatimeve, e cila shpallet zyrtarisht javët e ardhshme. Ndërkohë ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit denoncimin zyrtar për prokurorinë, në kërkim të zbardhjes së kësaj ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular