BallinaKryesore“Foltorja nuk arriti të delegjitimojë asnjë institucion të PD-së”, Salianji në mbledhjen...

“Foltorja nuk arriti të delegjitimojë asnjë institucion të PD-së”, Salianji në mbledhjen e Këshillit të PD-së: Kuvendi i 18 dhjetorit zgjodhi të ardhmen

spot_img
spot_img

Deputeti i PD-së Ervin Salianji është gjatë mbledhjes së sotme të zhvilluar në Këshillin Kombëtar të PD-së, është shprehur se pas në 18 dhjetor Kuvendi zgjodhi të ardhmen duke u ndarë nga çdo e keqe e së shkuarës .

Ai gjithashtu u shpreh se tashmë është koha të kthehet gara. Më tej është shprehur se foltorja nuk arriti qëllimin e saj për të delegjitimuar institucionet të PD-së.

“Duhet të kthejmë garën dhe votën. Ky është Këshilli i parë pas Kuvendit të datës 18 Dhjetor, u pa qartë që foltorja nuk arriti qëllimin për të deligjitimuar asnjë institucion të PD-së. Po ashtu herën e kaluar në këtë Këshill u votua me votim të hapur dhe nuk kishte asnjë kontestim dhe rrethanat e reja. Por këto rrethana dhe pritshmëria e demokratëve dhe shqiptarëve tashmë nga ne është shumë me e madhe. Kështu disa problematika të ngritura janë shqetësime për demokratet, dhe duke qenë se kjo mbledhje është mbledhja e parë pasi Kuvendi Kombëtar i datës 18 Dhjetor zgjodhi te ardhmen duke u ndare nga çdo praktike e keqe e se shkuarës ne radhe te parë. Personalisht kam bere dhe do bej betejë për demokratët, e mendoj qe gara është themeli se si mund të përmiresohet shtëpia jonë PD. Duke qenë se jam i zgjedhur vete anëtar kryesie dhe nuk kam ambicie të tjera, propozoj qe të kemi votim të fshehtë dhe të propozoni alternativa te tjera për pozicionet”, ka thënë Salianji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular