Polica e Shtetit ka dhënë detaje për vrasjen e 35-vjeçarit në Kodër Kamëz.
Sipas policisë 35-vjeçari me inicialet C.K., banues në lagjen nr.1 Bathore është gjetur në rrugën ‘Nikoll Vatnikaj’, dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri brenda një automjeti me targa të huaja.
Sakaq është rrethuar e gjithë zona për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.
Njoftimi- Më datë 23.12.2021, rreth orës 19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri brenda në një automjet me targa të huaja, shtetasi C. K., rreth 35 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Bathore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.
Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.