BallinaKronikeDrejtuan skemën e pastrimit të parave prej 70 milionë paund, arrestohen mashtruesit...

Drejtuan skemën e pastrimit të parave prej 70 milionë paund, arrestohen mashtruesit ndërkombëtarë

spot_img
spot_img

33 vite burg është masa e sigurisë e dhënë për dy persona, të cilët akuzohen se drejtonin një skemë pastrimi parash prej 70 milionë paund. Mediat e huaja shkruajnë se skema drejtohej nga një shtetas 38-vjeçar rus dhe një 44-vjeçar lituanez.

Dy personat në fjalë kanë pastruar 10 milionë paund nëpërmjet kredive që jepte qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për bizneset që ishin prekur nga pandemia Covid-19.

BBC raporton se rusi dhe lituanezi janë dënuar nga një gjykatë britanike në fillim të këtij muaji. Ndërkohë nga ana tjetër, policia vendase ka arritur të rikuperojë vetëm 17,000 paund për shkak se paratë janë shpërndarë në disa vende të botës.

Dy shtetasit janë arrestuar për herë të parë në vitin 2018, pas një hetimi që kishte nisur në 2017-n. Oficerët  e Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe Policisë Metropolitane nisën hetimet pasi panë burrat që transportonin çanta të mëdha me para në apartamentet e tyre në Londrën lindore.

Në atë kohë, Agjencia Kombëtare e Krimit deklaroi, që dy shtetasit e huaj dhe persona të tjerë të grupit kriminal hapën llogari bankare në emër të kompanive që nuk ekzistonin.

Paratë transferoheshin nëpërmjet internetit nga një kompani guackë në tjetrën, para se të transferoheshin në llogaritë bankare në Gjermani, Republikën Çeke, Emiratet e Bashkuara Arabe, Hong Kong dhe Singapor.

Dy personat ndërkohë që ishin arrest shtëpie, pas arrestimit të tyre në vitin 2018 ngritën një skeme mashtruese kredish për kompanitë guackë që kishin krijuar.

Kreditë ishin një nga masat që mori qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur ekonominë e vendit nga pandemia. Ata arritën të merrnin, nga një bankë e vetme shifrën e 3.2 milionë paundëve dhe arritën të merrnin në total 10 milionë paund nga institucionet bankare britanike.

Gjykata dënoi shtetasin rus me 17 vjet burg dhe shtetasin lituanez me 16 vjet burg. Andy Tickner i Organizatës së Partneritetit Kriminal deklaroi që ata vodhën 10 milionë paund nga taksapaguesit britanik dhe që është një nga mashtrimet më të mëdha të huasë që nga viti 2020 kur u prezantua skema ndihmëse e qeverisë britanike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular