Një fëmijë i moshës 11-vjeçare është dërguar pa shenja jetë në emergjencën e QKMF-së në Rahovec.
Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj
Rasti është hapur për hetime, ndërsa trupi i pajetë me kërkesë të familjarëve është dërguar për obduksion.
“Sot me date 24.12.2021 ne ora 16:45 nga emergjenca e QKMF Rahovec Stacioni policor -Rahovec është njoftuar se nga familjaret eshte sjellur nje femije i moshes 11 vjeqare pa shenja jete. Pas kontrollit nga mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij
Rastit iu eshte pergjigjur patrulla si dhe njesiti i hetimeve te SP Rahovec.
Per rastin eshte kontaktuar kryeprokuroi dhe hapet rasti Hetim i vdekjeje, ndersa trupi i pajetë me kerkese te familjareve dergohet ne institutin e mjeksisë ligjore per obduksin”, tha Gjurkaj.